Daniel Nelaj ka 2 vjet që ka humbur kontaktet më familjen e tij, duke lënë pas dhimbje dhe lot. Vëllai i tij, Juxhini ka shkruajtur pranë redaksisë sonë duke kërkuar edhe njëherë ndihmë për gjetjen e Danielit. Edhe në muajin shkurt të vitit Jetaoshqef.al ka bërë një postim për të ndihmuar familjarët, por deri më sot nuk ka asnjë të dhënë për Danielin.
“Pershendetje. Kemi nevoj per ndimen tuaj sepse vllai im ka pothuajse 2 vjet qe nuk dim ku ndodhet i kemi ber denoncimin ne polici dhe ne zyrat è interpolit po akoma skemi mar vesh gje per te do ishte nje ndihm shum e madhe per ne si familje qe te na jepnit nje dor Juve me qen se jeni shum te ndjekur. Ai e Ka emrin Daniel Nelaj esht 25 vjec dhe eshte pare per here te fundit ne Vlore me date 15 mars 2015, ju lutem na kontaktoni per na nje pergjigje brenda mundsive ne numrin 0039 3808910835. ju lutemi na ndihmoni”, ka qenë ky postimi i bërë në muajin shkurt, të cilin vëllai i Danielit e dërgon sërish duke kërkuar ndihmë nga personat që mund ta kenë parë.