Në dhjetor të vitit që lamë pas Emma Roberts u bë nënë për herë të parë. Aktorja solli në jetë një djalë, të cilin ajo dhe partneri i saj Garret Hedlund e pagëzuan me emrin Rhodes. Gjatë shtatzënisë, në profilin e Emmës nuk kanë munguar fotot me barkun e rrumbullakosur dhe kështu ka vepruar aktorja edhe pas lindjes.
Ajo ka publikuar sot foton e parë me vogëlushin e porsalindur, të cilin shfaqet duke e mbajtur në krahë, teksa ndodhet në oborrin e shtëpisë.
“Faleminderit 2020 që bëre një gjë të mirë: Dritën tonë Rhodes Robert Hedlund”-shkroi aktorja krah fotos.
Më herët Emma ka treguar se gjithmonë ka patur frikë se nuk do të bëhej dot me fëmijë pasi ishte diagniostikuar me endometriozë.