Kur vjen puna te flokët ne vajzat jemi: Jo nuk dua t’i djeg, jo nuk dua të përdor mashë, jo kështu- jo ashtu dhe s’kemi faj. Por fatmirësisht ka metoda ‘popullore’ që na vijnë në ndihmë.
Me siguri keni parë me qindra tutorials që qarkullojnë në rrjet, por shumë prej tyre tingëllojnë kaq të pabesueshme. Rezultati asnjëherë nuk të bind edhe pse është perfekt. Si në rastin e ondeve të famshme me rripin e robëdëshambrit. Funksionoka vërtet. Del garant blogerja Sarah Berisha që sapo e ka provuar dhe nuk e ka mbajtur për vete.
Sara sugjeron që ta provoni me çorape ose geta sepse prej rripit i ka dhembur koka gjatë natës, megjithatë me rezultatin duket shumë e kënaqur. Tani është rradha ta provojmë edhe ne!