Nuk e dimë se sa i vërtetë është shpërblimi, por nëse keni dëshirë të përfitoni një masazh nga duart e aktorit Albano Bogdo, kolegu i tij Turjan Hyska ka krijuar një mundësi. Ai ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” foton e një personazhi shumë të njohur, për ata që ndiqnin me besnikëri telefilmat e Televizionit Publik Shqiptar pas viteve ’90. Po iu japim vetëm një sugjerim, bëhet fjalë për personazhin më simpatik të telefilmit “Amico Mio”, prodhim italian. E gjeni dot?/ revistawho.com