• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Turjan Hyska i ka dy fjalë për Agron Llakaj: Është i “frikshëm”

Bota e artit dhe e televizionit hera herës është e vështirë për shkak të konkurencës së madhe dhe kryesisht në formate të të njëjtës natyrë.
Por duket se edhe brenda kësaj bote profesionalizmi dhe eksperienca vlerësohet edhe pse jo gjithmonë pranohet me zë të lartë.
Moderatori Turjan Hyska duke marrë shkas nga pjesëmarrja e aktorit të humorit Agron Llakaj në emisionin “Në Kurthin e Piter Panit” ka shprehur publikisht vlerësimin për energjinë dhe profesionalizmin e aktorit duke e quajtur atë të “frikshëm” në punën që bën.


“Agron Llakaj është ndër njerëzit që vlerësoj më shumë ndër ata që kam njohur në botën e TV-së! Ka edhe njerëz të tjerë të talentuar por energjia e pashtershme, dëshira për punë e bën “të frikshëm”, respekte”- ka shkruar Turi në “Instagram”.


Të dy janë të angazhuar në programe televizive që në thelb kanë humorin dhe argëtimin e publikut. Por kur profesionalizmi është kryefjala, konkurenca ngelet vetëm një koncept./revistawho.com.