• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Tuna rikthehet me një koncert virtual pas një mungese të gjatë në skenë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdiu do të rikthehet me një koncert të veçantë, pas një kohe të gjatë mungese.

Koncerti është realizuar ‘live’ me orkestër në Muzeun “Suli Han” në Shkup, ndërsa vet këngëtarja bën me dije se ai do të transmetohet për gjithë fansat në kuadër të 30-vjetorit të Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.

“Drejtpërdrejt nga Suli Hani!
Ndiqni koncertin online në Facebook dhe kanalin Youtube të @avalon.produkcija më 19 Shtator me fillim në ora 21.00!
Eventi është pjesë e projektit “30 vjet bukuri kulturore” në kuadër të jubileut 30 vjet Pavarësi, mbështetur nga Qeveria e RMV”, shkruan Tuna e cila ka publikuar edhe disa imazhe të veçanta nga provat.

Tuna së fundmi është bërë nënë për herë të dytë dhe këtë kohë ia ka kushtuar tërësisht jetës së saj familjare./revistawho.com