Tuna ka publikuar një video shumë të ëmbël me rastin e Fiter Bajramit. Si do e uronte ndryshe këngëtarja këtë festë, veçse me dy djemtë e saj. Tian shfaqet duke puthur vëllain që sapo ka ardhur në jetë dhe ne po shohim imazhin e plotë të së voglit.
Tuna u bë nënë për herë të dytë pak ditë më parë në mënyrë krejt të fshehtë, pasi pritja e ëmbël nuk ishte bërë publike. Lajmi i gëzoi shumë fansat pasi u bë publik nga vetë këngëtarja.
Zen e bëri mami Tunën më të lumtur se kurrë, e pak nga pak presim që këngëtarja të zbulojë dhe detaje të tjera nga pritja e ëmbël që ja doli ta mbajë të fshehtë për shumë muaj./revistawho.com