• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Tuna konfirmon shtatzëninë: Gjininë duam ta mbajmë sekret

Këngëtarja e njohur , Tuna ishte sot në emisionin “E diela Shqiptare”, për të prezantuar  këngën pjesëmarrëse tek “Kënga Magjike”, e cila titullohet “Duam”. Kohët e fundit ajo ishte qëndra e vëmendjes përsa i përket thashethemeve. Para disa ditësh kjo shtatzëni u konfirmua nga kunati i saj, Robert Berisha.  Tuna sot tha: “Po, jam shtatzënë”, por përsa i përket gjinisë së fëmijës çifti dëshiron ta mbajë private. Përveç të gjithash ajo theksoi se kishte qëndruar 3 muaj pa dalë nga shtëpia dhe nuk e dinte se si e morën vesh portalet lajmin.  I urojmë këngëtares një shtatzëni të mbarë dhe suksese tek“Kënga Magjike”.