Historia e Tunës dhe Patrisit ishte nga ato histori që çdo gjë ndodhi shumë shpejt. Në fillim u lidhën, brenda pak kohësh Tuna mbeti shtatzënë dhe u martuan. Duket se kjo gjë nuk ka rezultuar e mirë, pasi 7 muaj pas lindjes së djalit të tyre, Tianit, kanë filluar problemet në çift e duket se janë serioze. Tuna dhe Patrisi nuk janë shfaqur më bashkë dhe për më tepër, këngëtarja nuk e ndjek më bashkëshortin e saj në rrjetet sociale, ndërsa ai vijon ta bëjë një gjë të tillë. Tuna madje e ka hequr Patrisin edhe nga lista e personave që ndjek në llogarinë në Instagram të të birit, çka do të thotë se gjërat nuk po shkojnë aspak mirë mes tyre.