• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Tuna bën veprimin e papritur me djalin e dytë dhe na futi prapë në dyshime për marrëdhënien e saj me Patrisin

Tuna ka nisur të mbajë shumë të fshehta. Këngëtarja jo vetëm që mbajti për 9 muaj shtatzëninë larg syrit të publikut dhe lajmin e dha krejt papritur, së fundmi ka habitur me një tjetër veprim.
Tuna ka përsëritur të njëjtën situatë si me Tianin dhe i ka vendosur edhe djalit të tyre mbiemrin e saj në Instagram.

“Zen Sejdi”-mban emrin Instagrami i vogëlushit, gjë që na futi sërish dyshime mbi marrëdhënien e Tunës me Patrisin.

Çifti janë përfolur shpesh për ndarje kohët e fundit, por postimi i Patrisit pas ardhjes në jetë të Zënit bëri të gjithë të mendonin se ai dhe Tuna janë bashkë. Megjithatë siç duket nga veprimet e këngëtarës, dyshja duket se i kanë dhënë fund, edhe pse arsyet ende nuk dihen.