• youuinsttaaffccbb
TEST
Who World

Tronditet lexuesi besnik, “The Indipendent” tani vetëm online (Fotot)

Numri i sotëm ishte i fundit i gazetës britanike “The Independent” në versionin print (letër). Këtej e tutje një nga mediat më serioze të shtypit të shkruar britanik do t’i ofrohet lexuesit në versionin online. Drejtuesit e gazetës e quajtën një hap kurajoz të gazetës drejt botës dixhitale, duke shpresuar që shembulin e saj ta ndjekin edhe gazeta të tjera prestigjoze. “The Indipendent” u themelua në vitin 1986 nga një grup gazetarësh dhe redaktorësh që i dhanë shumë shpejt profilin e një gazete të besueshme dhe popullore. Kulmin “The Indipendent” e pati në vitin 1989 me një tirazh 420 mijë kopjesh të shitura në ditë, ndërsa vitin e fundit tirazhi i saj ra në 40 mijë kopje. Kjo është dhe një nga arsyet e kalimit të gazetës në versionin online, tranzicion nga i cili do të humbin vendet e punës rreth 100 gazetarë.