• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Tronditëse, Ejlyl hidhet në humnerë për të shpëtuar nga Kemali, të hënën në “Lule të vetmuara”

Policia arreston personat që ndihmuan Kemalin. Songyl ka frikë se Kemal mund t’i bëjë keq Kaderit dhe Ejlylit. Songylit i bie të fikët dhe të gjithë shqetësohen për të. Ejlyl shkakton aksident dhe makina e Kemalit del nga rruga. Ejlyl del nga makina bashkë me Kaderin. Të dyja vrapojnë nëpër pyll. Kader shkon të kërkojë ndihmë ndërsa Ejyl huton Kemalin. Kader arrin të njoftojë policinë. Ejlyl ndiqet nga Kemal derisa përfundon buzë një humnere. Kemal mendon se Ejlyl nuk ka rrugëdalje tjetër por ajo për të shpëtuar prej tij do bënte gjithçka. Kemal përpiqet të ndalojë Ejlylin. Ejlyl kujton të ëmën dhe hidhet nga shkëmbi krahëhapur. Kemal shpërthen duke qarë. Policët ndërkohë vihen në kërkim të Ejlylit dhe gjejnë makinën e Kemalit. Kader dhe policët gjejnë trupin e Ejlylit në fund të humnerës. Kader tronditet nga pamja rrënqethëse./revistawho.com