Libri i botuar nga Michael Wolff, “Zjarr dhe tërbim” që flet mbi jetën e presidentit të SHBA, Donald Trump, ka nxjerrë të dhëna tronditëse mbi marrëdhënien e tij me Melanie. Sipas librit marrëdhënia e tyre është shumë e ftohte, gjithmonë ka qenë e tillë. Trump e sheh Melaninë vetëm si një ‘triumf fizik’ dhe ‘lavdërohet’ me pamjen që ajo ka. Ata kanë ndenjur ditë të tëra pa u takuar edhe pse ishin në të njëjtën ndërtesë, në të njëjtën kohë, shkruhet në libër. Melanie as nuk interesohej për të ditur çfarë bënte bashkëshorti i saj. Ajo nuk di shumë mbi bizneset e tij dhe as nuk i intereson të dijë. Sipas asaj që shkruhet në libër, Melani ka qarë dhe nuk është gëzuar kur Trump u shpall president.
Nga ana tjetër vetë Trump nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’ i ka hedhur poshtë akuzat e bëra në libër, duke shpjeguar se nuk ka lejuar akses asnjëherë në “Shtëpinë e Bardhë” dhe se nuk ka folur kurrë me këtë autor.