Pranvera dhe vera që kemi para do ketë si kryefjalë çdo gjë të thurur me grep. Duke nisur nga veshjet, e deri tek çantat e unazat, gjithçka me ngjyra dhe e punuar me shtiza do jetë trend në javët që na presin.
Arti i punës artizanale, nuk ka zënë asnjëherë më parë kaq shumë hapsirë në modë. Madje vetëm prej saj, disa marka të vogla të panjohura më parë po fillojnë të bien në sy.
E bukura e së gjithës është fakti që çdo stilim i thurur si gjyshet tona njëherë e një kohë, po merr kaq shumë famë dhe kushedi sa nga ju po pendohen që nuk e mësuan grepin dikur./revistawho.com