Dhe llasticat rikthehen sërish. Trendi i fundit i flokëve do t’ju bëjë të dukeni të vogla, të llastuara dhe lozonjare. Bëhet fjalë për dy topuza majë kokës që po ja shohim nga dita në ditë vajzave tona të njohura.
Ndër të parat ishte Elvana Gjata, e cila e kombinoi look-un e saj me xhinse dhe bluzë me gura.
Të njëjtin stil ka përdorur edhe moderatorja Argjira Spanca, por duke u shfaqur më sportive.
Ish-banorja e “Big Brother”, Gerta Shino e kombinoi këtë stil flokësh me një bluzë rozë të ëmbël e pantallona të bardha.
Ndërsa Alesia Bami na dha një ide tjetër duke i mbajtur gjysmën e flokëve lëshuar dhe pjesën lart me dy topuza.
Tani presim që trendit t’i bashkohen edhe vajza të tjera, se kështu është kjo punë…