• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Trendet në trajtimet dermoestetike dhe kirurgjinë plastike në 2020

Nga Dr. Gera Tagani, mjeke e specializuar në dermoestetikë

Klinika Anassa

 

Bukuria është subjektive, nisur nga fakti që gjithësecili nga ne e sheh veten dhe botën përreth saj nga këndvështrime të ndryshme. Koncepti i bukurisë në mendjen tonë është unik dhe ngushtësisht personal, është pikërisht ai që ne vetë kemi ndërtuar me imagjinatën tonë.

Bukuria është ide, idetë janë përqasje ndaj trendeve të kohës, trendet ndiqen nga të gjithë ata që e dashurojnë të bukurën dhe ndryshimin, ndryshimi përqafohet vetëm nga ata që guxojnë të ëndërrojnë e të realizojnë atë që synojnë dhe pikërisht ëndrrën tuaj për t’u dukur natyrshëm bukur e bëjnë realitet kirurgët plastikë të klinikës Anassa, të cilët si me magji, me delikatesë dhe përkujdesje maksimale krijojnë të bukurën brenda kufirit të imagjinatës dhe pritshmërive tuaja.

Ne lindim të bukur dhe secili nga ne është bukuri unike, por e bukura është koncept evolues dhe jo i pandryshueshëm, e për këtë arsye secilit i jepet mundësia ta ruajë e përmirësojë edhe me ndihmën e profesionistëve. Sepse bukuri do të thotë edhe kujdes.

Çelësi i bukurisë suaj është klinika Anassa, aty ku profesionistët më të mirë kujdesen për ju dhe përkëdhelin ëndrrat tuaja, aty ku e bukura merr forma të ndryshme të kuruara deri në detaj, e pikërisht janë detajet ato që bëjnë diferencën. 

Kategorizimi i tendencave në industrinë e bukurisë ka pësuar ndryshime të theksuara jo vetëm nga dekada në dekadë, por madje edhe nga viti në vit, si pasojë e avancimit shumë të shpejtë të teknologjisë, metodave bashkëkohore dhe ndikimit të madh të mediave sociale. E njëjta gjë vlen edhe për procedurat kozmetike, ku popullariteti i Botoxit vazhdon të rritet vit pas viti, ndërsa fillerat e injektueshëm dhe procedurat e tjera të mbushjes së buzëve kanë parë rritje të qëndrueshme që nga bumi masiv i vitit 2015. Këto janë vetëm dy nga mundësitë joinvazive në botë gjithnjë e në zgjerim të kirurgjisë plastike.

Në lidhje me këtë, pyetëm një nga rezidentët e botës së kirurgjisë plastike, Dr Gera Tagani me qëllim parashikimin e trendeve dhe metodave të reja që do të mbizotërojnë në 2020.

1. Fillerat që do të mundësojnë një konturim më të plotë të nofullës

 Dr. Gera, e bindur pohon se procedura e mbushjes për konturimin e nofullës do të jetë procedura më e kërkuar për vitin 2020. “Linja e nofullës është e rëndësishme në kornizimin e imazhit,” thotë ajo. “Të gjithë janë shumë të kujdesshëm për imazhin e tyre personal dhe struktura kockore është baza e anatomisë së bukurisë. Nofulla, mjekra, mollëzat janë detajet që diferencojne një fytyrë nga një tjetër. Kjo nuk është një mbushje si ato të mollzave ose buzëve, por eshte nje teknikë qe definon këndet e fytyrës dhe i jep më shumë dritë –hije asaj.

Imagjinojeni linjën e nofullës si një detyrë gjeometrie në shkollë: Nga profili anësor, skica e vijës së flokëve deri në majë të mjekrës krijon një kënd të mprehtë. 

Këndi më tërheqës vizual për nofullën e grave në mënyrë specifike është rreth 125 gradë (Rihanna dhe Angelina Jolie konsiderohen si shembujt më pranë përsosmërisë).

 Për ta imituar këtë, ne mund të përdorim mbushësin me acid Hyaluronic ose një mbushës të quajtur Radiesse, një kompleks sintetik i kalciumit, që ndjehet shumë më tepër si kockë sesa acidi juaj tip hialuronik i injektueshëm. Gjatë procedurës, ajo vepron në pjesën e pasme të nofullës për të arritur këndin e tyre të dëshiruar dhe për të ndarë vizualisht nofullën nga qafa. Ditën e procedurës mund të ketë pak ënjtje dhe dhimbje rreth vendit të injektimit.

 

 2. Trajtimi i Botoxit do të jetë më popullor dhe parandalues se kurrë

 Dr Gera pohon se do të ketë zhvillime të vrullshme në teknologjinë e administrimit të Botox-it. “Unë besoj se viti 2020 do ta sjellë trajtimin e botoxit/ baby botox në përdorim të zakonshëm”.

 

Dr Gera mendon se eleminimi i stigmës ndaj injeksioneve ka çuar në një brez të ri të pacientëve që kërkojnë trajtime parandaluese. “Më duket sikur Botox ka shpërthyer te të rinjtë, veçanërisht tek 22 vjeçaret”. Për një gjë jemi të sigurt, duhet të mësohemi me faktin që jashtë zyrave të kirurgëve plastikë do të shohim gjithnjë e më tepër në radhë të rinj të interesuar për përmirësimin e look-ut të tyre. Kjo si shprehje e dëshirës për parandalim dhe ulje të shpejtësisë së trenit të plakjes. 

 

3. Procedura e mbushjes së mjekrës do të sjellë më shumë pacientë në Klinikën Anassa

 

Krahas konturimit të nofullës, Dr Gera ka vënë re një rritje të numrit të pacientëve që duan të ndryshojnë formën e mjekrës së tyre për të njëjtën arsye. “Burrat, për shembull, kërkojnë aplikimin e kësaj procedure për të arritur një simetri midis skajeve të mjekrës dhe qosheve më të jashtme të gojës për atë që shoqëria konsideron dhe pranon si metrikë mashkullore të fytyrës”, thotë ajo.

 

“Ne injektojmë mbushës përgjatë kockës për ta rindërtuar atë. Ai depërton shumë thellë dhe është ndryshe nga ai që përdoret për buzët. Unë përdor një mbushës të përbërë në masë më të lartë molekulare, dmth një sasi më e madhe grimcash që ndërlidhet dhe strukturon shumë mirë. Periudha e rikuperimit është pak a shumë si Radiesse dhe standarde. Gjithmonë përdor produkte të sigurta të miratuara nga FDA për të mbrojtur pacientin, për të punuar e qetë dhe për të mos patur komplikacione në të ardhmen.”

 5. Konturimi i trupit do të jetë praktikisht pa dhimbje

 Megjithëse togfjalëshi “konturues të trupit” ngjan vetshpjegues, procedurat e përdorura për të arritur atë janë të larmishme. Liposuction dhe ristrukturimi i barkut, që të dyja synojnë rikonturimin e trupit. Por procedurat jokirurgjikale të tilla si reduktimi i dhjamit, tonifikimin e lëkurës, forcimi i muskujve madje edhe injeksionet për pakësimin e celulitit janë rritur në mënyrë të ndjeshme gjatë viteve të fundit. Edhe në 2020-ën, këto mundësi jo-invazive do të vazhdojnë të lulëzojnë.

 “Ne kemi metoda të shumta teknologjike për të arritur zvogëlimin e vëllimit jokirurgjikal në strukturën e trupit. Në Anassa përdorim një pajisje mjekësore e cila ka valë të fuqishme radiofrekuence për të trajtuar si në sipërfaqe ashtu edhe inde të thella për të përmirësuar pamjen e lëkurës, për ta tërhequr atë, për ta tonifikuar, për të pakësuar celulitin, si edhe për t’i dhënë lëkurës një butësi joshëse”.

 “Po ua shpjegoj thjeshtë: Këto valë prodhojnë nxehtësi e cila depërton në shtresat më të thella të lëkurës për të promovuar prodhimin e kolagjenit dhe elastinës së bashku me qarkullimin më të shpejtë të gjakut e rigjenerimin e qelizave, të gjitha këto kontribuojnë në një pamje më të fortë dhe më të butë të lëkurës”.

 Për shkak se konturimi i trupit nuk kërkon marrjen e masave invazive ashtu si tek liposuction, Dr. Gera parashikon se do të shohë në të ardhmen gjithnjë e më shumë pacientë me trup të strukturuar sesa në të shkuarën.

“Pjesët e shumta të pajisjes lejojnë trajtimin në shumë zona të fytyrës dhe trupit, duke përfshirë barkun, krahët, vithet, gjunjët, kofshët, krahët, shpinën, si dhe sytë, zonën periorale, faqet dhe qafën. Është praktikisht pa dhimbje, e shpejtë dhe kërkon katër deri në gjashtë trajtime të bëra çdo muaj. Doktoresha thotë se:

“Kjo valë tashmë ka filluar dhe ne tani jemi duke parë përsosjen e saj. Konturimi i trupit gjithashtu është provuar se mund të ndërtojë masë muskulare. Me anë të teknologjisë, ne mund të rrisim masën muskulare me një mesatare prej 30% në dy javë me katër trajtime 45-minutëshe brenda një periudhe dyjavore, me rezultate të dukshme për tre muaj”.

Këto janë pa dyshim trendet e 2020-ës në një përshkrim të shpejtë. Por le të ndalemi në disa prej tyre ca më gjatë:

Unë mendoj se të gjithë i dimë tashmë përfitimet e përdorimit të Botox-it për të hequr qafe rrudhat e thella, por çfarë mund të themi në lidhje me Botox-in parandalues? A mundet që përdorimi i hershëm i Botox-it të parandalojë rrudhat?


Çfarë është botox-i parandalues?

Së pari, le të fillojmë me kuptimin e Botox-it.

Botox (botulinum toxin) përdoret për të “paralizuar” përkohësisht muskujt në ballë, rreth syve dhe rrudhat mes vetullave. Ai bllokon sinjalet, që vijnë nga nervat tek muskujt në mënyrë që ata të mos kontraktohen, duke i bërë rrudhat të qetësohen dhe zbuten. Botox mund të zgjasë nga 3-6 muaj. Injektohet me një age shumë të imët në muskuj specifikë,nuk është procedurë e dhimbshme dhe bëhet e mundur për vetem disa minuta. Është e rëndësishme të theksohet se botox-i është i ndryshëm nga mbushësit e lëkurës, të cilët përdorin xhel ose kolagjen për ta bërë lëkurën tuaj të ndjehet më e forte dhe e tendosur, botox-i është një bllokues nervor. Kur përdorni Botox si masë parandaluese, trajtimi fillon para se të shfaqen rrudhat ose linjat e imëta në fytyrën tuaj.

Si funkisonon?

Shumica e rrudhave shkaktohen nga lëvizja në mënyrë të përsëritur e muskujve dhe përdorimi i Botox-it si një masë parandaluese mund të kufizojë ato shprehje për të parandaluar shfaqjen e rrudhave.

Nëse e filloni trajtimin me Botox parandalues në një moshë më të re, në përgjithësi do të ketë më pak vijezime të imta dhe rrudha për të eleminuar dhe me kalimin e kohës do të keni më pak nevojë për Botox sesa dikush që filloi trajtimin në një moshë më të vonë.

Sa efektive është saktësisht?

Nuk mund të parandalojmë formimin e rrudhave, por mund t’ju parandalojmë që t’i shihni ato.

Kush është kandidati ideal për Botox parandalues?

Njerëzit në moshën 24-30 vjeç do të konsideroheshin kandidatë ideal për të filluar trajtimet e Botoxit parandalues. Sidoqoftë, shumica e ekspertëve shmangin theksimin e një moshe specifike sepse mosha ideale ndryshon nga një person tek tjetri. Të gjithë ne i përdorim muskujt e fytyrës ndryshe, duke u shprehur ndryshe dhe shëndeti i përgjithshëm i lëkurës është gjithashtu një faktor i rëndësishëm. Prandaj, rekomandohet që koha më e mirë për të filluar trajtimin është para se të shfaqen linjat kur fytyra  juaj është në kushte qetësie. Ekspertët thonë se pas dy vitesh injeksione çdo 3-6 muaj, injeksionet mund të shtyhen në çdo 6 muaj me të njëjtin nivel efektiviteti.

 TRAJTIMET ME ULTRATINGUJ DHE RADIOFREKUENCE

Procesi i plakjes, i kombinuar me gravitetin, bën që lëshimi i lëkurës të jetë i pashmangshëm. Plus, nëse merrni ose ulni peshë (që shumica e njerëzve bëjnë gjatë gjithë jetës së tyre), kjo gjithashtu kontribuon që lëkura juaj të bjerë dhe të duket e lirshme. Siç thotë Dr.Gera: “Një nga problemet me plakjen është fakti që ne përfundojmë me më shumë lëkurë se ç’duhet, dhe deri më tani e vetmja gjë që mund të bënim ishte operacioni plastik që bën të mundur eleminimin e lëkurës së tepert dhe metoda tjetër ishte ajo e tërheqjes së lëkurës në zonën e fytyrës por edhe në trup. Për fat të mirë, tani ka pajisje që krijojnë nxehtësi të mjaftueshme në lëkurë aq sa mund të bëjnë që lëkura të tkurret dhe parandalon me seanca te shpeshte qe lekura te mos varet aq shpejt ne menyre qe te mos arrime deri nje nderhyrje kirurgjikale ose ndryshe te zgjasim kohen per ta parandaluar qe nderhyrjen kirurgjikale ta bejme pas disa vitesh.. sa me vonë.. Është aparature për të parandaluar varjen e lekures. Pjesa e qafës poshtë nofullave është një shqetësim për shumë njerëz, dhe këto pajisje janë krijuar për t’u kujdesur për ato pjesë të lëkurës që varen në secilën anë të mjekrës suaj.”

 PUNIM NË MËNYRË DELIKATE (FINESË) PA EKZAGJERIME

Edhe nëse dëgjoni termin “kirurgji plastike” dhe mendoni për një fytyrë tepër të “bërë”, Dr.Gera thotë se shumica e pacientëve të saj janë në kërkim të një pamje më natyrale. Në vend që të rregullojnë plotësisht fytyrën ose trupin e tyre, ata përkundrazi po kërkojnë përmirësime në tiparet e tyre. “Disa vite më parë, njerëzit donin të kishin përmirësime drastike. Tani njerëzit janë duke u bërë më të vetëdijshëm se pak është më mirë, kështu që është kënaqësi  për të parë pacientë që thjesht duan të bëjnë ndryshime pak e nga pak. Në këtë mënyrë ata do të vazhdojnë të duken vetvetja, por ndoshta si një version më i filtruar në Instagram. Kjo do të thotë më shumë procedura jo-pushtuese si Botox-i ose filler-at për një pamje delikate do të jenë në trend në vitin 2020.

Qëllimi nuk është një pamje e rreme, përkundrazi ajo që komunikon lumturinë, shëndetin e mirë dhe gjumin e mjaftueshëm.”

NDËRHYRJET KIRURGJIKALE

 Trendet e Kirurgjisë Plastike për vitin 2020

 1- Teknika e fundit e Rinoplastikes me Piezo

 Piezo Rhino konsiston në riformimin e hundës me anë të energjisë ultrasonike, pa dëmtuar kërcin dhe indet e buta të hundës.  Kjo paisje që emeton energji në mënyrë specifike targeton kockën e hundës pa dëmtuar pjesët e tjera të saj. Kjo është një metodë më pak e dhimbshme, më e sigurt dhe me më pak enjtje apo mavijosje (nxirje), në krahasim me kirurgjinë e rinoplastikes tradicionale. Teknikat rinoplastike të deritanishme kërkojnë një kohë më të gjatë për tu rikuperuar.

 2- Mbushja e gjoksit me dhjamin tuaj 

Me anë të kësaj procedure mundësohet njëkohësisht implantimi dhe transferimi i dhjamit. Kjo procedurë parapëlqehet më shumë nga femrat të cilat dëshirojnë të kenë një gjoks sa më natyral, duke arritur numrin e dëshiruar të gjoksit pa qenë e nevojshme të marrin shumë peshë. Megjithatë, avantazhi kryesor i shtimit të dhjamit në implantin e gjoksit, ka të bëjë me vetë strategjinë e vendosjes së tij, duke zbutur konturet e implantit dhe arritjen e një pamje sa më natyrale me vete dhjamin e pacientit.

Nisur nga fakti se secili nga ne është unik, kjo procedurë mundëson arritjen e rezultateve specifike sipas pritshmërive të pacientëve. Është tepër sfiduese të gjesh një implant që përputhet në mënyrë perfekte me trupin tuaj, në harmoni të plotë me pamjen e jashtme dhe është pikërisht procedura e mbushjes hibride të gjoksit që e realizon këtë.

 

3- Lifting i buzës

 Lifting i buzëve është krijuar për të mundësuar ngritjen e skajeve të buzëve, për të theksuar harkun e gojës dhe për ta bërë atë më të spikatur. Kjo është një procedurë e përhershme, që shkurton hapësirën midis buzës së sipërme dhe pjesës së poshtme të hundës për tu përshtatur më mirë me fytyrën e pacientit. Mund të realizohet brenda një ore dhe i jep një pamje më natyrale buzëve, duke i bërë ato të duken më të plota dhe më joshëse.

Fillerat dhe injeksionet do të vazhdojnë të jenë në 5 vendet e para të top listës për vitin 2020, veçanërisht me zhvillimet e fundit të teknologjisë të cilat mundësojnë injeksione me rezultate më afatgjata (3 deri ne 4 vjet), nga 1 deri në 2 që ishte më parë.

 4- Reduktimi i dhjamit në faqe – Bichectomy

 Reduktimi i faqeve, është një procedurë me anë të së cilës kirurgët plastikë heqin një xhep të vogël dhjami në pjesën e poshtme të fytyrës, me qëllim zvogëlimin e pamjes së faqeve topolake, faqeve të bebeve apo një fytyre të rrumbullakët. Duhen zotëruar njohuri shumë të mira të anatomisë, në mënyrë që të arrihet një rezultat i dëshiruar dhe të hiqet sasia e duhur e yndyrës. E gjitha kjo realizohet nga brenda gojës, me vetëm një goditje mpirëse dhe për vetëm 30 minuta. Në përgjithësi, ndërhyrja është relativisht pa dhimbje, shoqërohet me një rikuperim të lehtë dhe përfitohet me një çmim të arsyeshëm.

 Me anë të kësaj procedure dalin në pah më shumë tiparet e fytyrës,mundësohet spikatja e mollëzave, si edhe rikonturimi i fytyrës. Kandidatët më të mirë për këtë procedurë, janë pacientët me fytyrë të rrumbullakët, me faqe topolakë, të cilët gjenetikisht nuk mund të arrijnë rezultatin e dëshiruar edhe nëse humbasin peshë.

4- Trendi i vitheve braziliane

 Trendi i vitheve braziliane e ka fillesën e tij në New York dhe lindi njëkohësisht me interesimin e JLO dhe Kardashian ndaj tyre, duke u kthyer në një fenomen në qendër të vëmendjes. Njerëzit po e kuptojnë se nuk kanë pse fiksohen pas mënyrës se si natyra ka krijuar trupin e tyre, sepse ai mund të ndryshohet brenda kufirit të pritshmërive të tyre.

 Ne heqim dhjamin në zonat që ka me tepricë dhe që shpërqendrojnë pamjen , duke e injektuar atë në ato zona ku është e nevojshme. Në këtë mënyrë, ne bëjmë të mundur arritjen e formave të dëshiruara nga pacientët, me efekte afatgjata. Zakonisht pacientët që kryejnë këtë procedurë, aplikojnë gjithashtu edhe liposuction.

 Pritshmëritë e pacientit mund të jenë ngritje dhe mbushje të vitheve, por ndonjëherë mund të kërkojnë edhe vetëm njërën prej tyre, me qëllim arritjen e formave të dëshiruara. Balancimi i rënies në peshë me procedurat që ne ndjekim për të rimodeluar vithet, mundëson realizimin e një një pamje mëse të natyrshme.

 Ne mund të realizojmë heqjen e rreth 40% të dhjamit (yndyrës) nga barku, kofshët, kurrizi etj dhe ta përdorim përsëri atë për të mbushr vithet me vetë dhjamin e pacientit. Pas një periudhe 2 mujore, pacienti arrin të ketë pamjen e përgjithshme që dëshiron.

Në përgjithësi, pacientët nga dita në ditë po manifestojnë vetëbesim më të lartë për rezultatet që do të arrihen në fund të procedurës. Psikologjikisht kjo gjë i jep shtysë përmirësimit të raporteve me veten dhe tjetrin. Gjithnjë e më tepër ata ndihen më intimë me partnerët e tyre dhe krijojnë një marrëdhënie më të dobishme me palestrën. E thënë ndryshe pacientët arrijnë të ngjajnë dhe ndihen si personi brenda imagjinatës së tyre, por duke u shndërruar në versionin më të mirë të vetes.