Stina e verës sjell për të gjithë trendet më të fundit të modës, përfshirë këtu dhe modelet më ‘in’ të flokëve. Këtë sezon vere ishin të shumtë personazhet publikë shqiptarë, të cilët nxituan t’i përshtateshin këtyre trendeve, duke i shkurtuar flokët e tyre deri tek supet.
Emra të njohur nga estrada shqiptare si Bora Zemani, Rudina Dembacaj, Dafina Zeqiri e shumë të tjerë, ndryshuan ‘look’, duke sjellë një pamje më tërheqëse për 3 muajt e ardhshëm ku temperaturat do të jenë gjithmonë në rritje dhe flokët e gjatë mund të konsideroheshin pa frikë si një ‘pengesë’ e madhe.
Megjithatë ndonëse kanë qenë të ndryshëm VIP-at të cilët eksperimentuan me pamjen e tyre, disa prej tyre preferuan mos t’i shkurtojnë asnjëherë flokët e gjatë, pavarësisht tundimeve që mund të kenë ndjerë.
Ori Nebijaj, Enca, Almeda Abazi, Kanita, Adelina Tahiri, Bieta Sulo janë disa prej emrave më të njohur, të cilat jemi mësuar t’i shohim njësoj që prej fillimeve të tyre ne ekran. Këto vajza nuk kanë guxuar në asnjë moment të shfaqen me flokë të shkurtër, por kanë qenë besnike të modelit ‘Rapunzel’, me të cilin janë dukur gjithmonë shumë bukur dhe janë pëlqyer nga publiku që i ndjek./revistawho.com