• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Trekëndëshi i dashurisë (që nuk ekziston) në Big Brother VIP

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme në ‘Big Brother’, u diskutua rreth një trekëndëshi të mundshëm dashurie që përfshinte Arditin, Beniadën dhe Donaldin.

Beniada ka krijuar afrimitet me të dy konkurrentët, gjë që ka nxitur dyshime tek fansat.

I pyetur nga Arbana, Arditi tha se është ende herët për të folur për gjëra të mëdha dhe po ashtu shtoi se Beniada është e vetmja nga konkurrentet me të cilën mund të shikonte përtej miqësisë.

Ndërkohë, Beniada tha se me Arditin është lidhur më tepër gjatë një kohe kaq të shkurtër.

Donaldi nga ana tjetër ka treguar se nuk i ka parë gjërat me sy romantik dhe pranoi se nuk ka asgjë më shumë se miqësi.

 “E pashë klipin, por nuk e kuptova pse i kishit vënë atë muzikë se mu duk vetja si në dasmë. E kuptoj por nga situata që kemi qenë duke bluar kafenë, ato veprime mund të kenë qenë të nevojshme. Unë nuk i kam parë gjërat ashtu, por prap Beniada është gocë e mirë, që ke qejf të bësh muhabet. Ama kaq. Ajo muzika e lehtë nga mbrapa nuk është, shiheni si diçka normale. Të gjithë janë ndihmuar duke pirë cigare dhe ujë”, tha Donaldi./revistawho.com