• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Who Travel

Njeriun e zemrës e gjeni ju, ne ju tregojmë ku ta festoni këtë Shën Valentin

Shën Valentini pranë njeriut të zemrës, për ju që nuk e keni zgjedhur vendin ja sugjerimet tona

Për dy ditë do të ‘fusim këmbët’ zyrtarisht në muajin e dashurisë. Shumë nga ju këtë 14 shkurt do të kenë arsye për të festuar me praninë e personit që dashurojnë. Në ditën dedikuar dashurisë, në ditën kur më shumë se çdo herë tjetër gjithçka i dedikohet asaj, ka vetëm një mënyrë për ta bërë të paharruar 14 shkurtin. Një udhëtim!

Rrëmbeni partneren ose partnerin dhe surprizojeni me një udhëtim. Këtë Shën Valentin ‘Ada Vip Travel’ ka oferta të mrekullueshme për ju.

Në listën e destinacioneve më të bukura për ditën e të dashuruarve nuk mund të mungojë Parisi, por kjo kompani ka padyshim çmimin më të mirë në treg. 341 euro personi për 3 ditë qëndrimi në këtë qyetet të mrekullueshëm, janë gjithcka i duhet këtij Shën Valentini. Nisja bëhet në 13 shkurt që dashurinë ta shprehni ndryshe, në mes të Parisit, teksa shëtisni ose konsumoni një darkë romantike. Në çmim përfshihet akomodimi, mëngjesi për të gjitha ditët e qëndrimit, bagazhet e dorës dhe bileta e avionit.

Një tjetër opsion ka edhe për ata që duan të shkojnë larg. Destinacioni perfekt për ju është Bali, në Indonezi. Ngrohtësi, peisazhe të mrekullueshme dhe shumë dashuri. Shën Valentinin përfekt ua ofron ‘Ada Vip Travel’ me çmimin promocional 1784 euro personi, për 9 netë dhe 10 ditë akomodim. Të përfshira në çmim janë bagazhe të plota, akomodimi në hotel, bileta e avionit dhe ushqimi me të gjitha vaktet e përfshira.

Për ata që 14 shkurti duan që t’i gjejë në Shqipëri, por nuk duan ta humbin mundësinë që në muajin e dashurisë të arratisen për pak ditë, një opsion perfekt është edhe Roma. Jo shumë larg nga vendi ynë, me një çmim special prej 263 eurosh personi, nisja bëhet në 22 shkurt për 3 ditë qëndrim. Bileta, akomodimi në hotel me 4 yje, mëngjesi dhe bagazhe dore të përfshira në çmim.

Mbase ka mes jush edhe nga ata që nuk janë fansa të mëdhenj të Shën Valentinit, ose nuk e festojnë. Me këto oferta ekskluzive që sjell ‘Ada Vip Travel’ përdoreni si justifikim për t’u larguar pak ditë vetëm për vetëm me atë që doni më shumë. E kujt nuk i pëlqejnë surprizat, kujt nuk i pëlqen të largohet për pak ditë nga Shqipëria në emër të dashurisë!

Pas këtyre udhëtimeve do të dëshironi të jetë Shën Valentin çdo ditë! / revistawho.com