Aktori i njohur Florian Agalliu ka fituar një tjetër “betejë”, këtë herë jo artistike por me shëndetin. Vite më parë ai ka qenë shumë i shëndetshëm, afro 107 kilogramë dhe sot është më pak se 84 kilogramë.
Pasi postoi këtë foto në rrjetet sociale e pyetëm aktorin se cili ishte suksesi i muskujve të tij dhe Flori thotë për revistawho.com se, “ushqimi i shëndetshëm është faktori numër i një i suksesit dhe më pas aktiviteti fizik, lëvizjet me biçikletë dhe palestra”.
Florian Agalliu pak kohë më parë mori pjesë në programin “Dancing With the Stars”, ku u shpall nën kampion i edicionit të gjashtë të këtij spektakli kërcimi.