• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Tradhëtia e Travis Scott çoi në ndarjen nga Kylie Jenner? Ja si është e vërteta

Kylie Jenner dhe Travis Scott i dhanë fund lidhjes së tyre dhe gjatë kësaj kohe kanë qarkulluar disa zëra për tradhëti. Mediat rozë kanë spekuluar se Travis e ka tradhëtuar Kylie Jenner me Rojean Kar, e cila është shumë e njohur në ‘Instagram’ me emrin ‘YungSweetRo’. “Daily Mail” raportoi se ajo ka qenë arsyeja kryesore pse Kylie dhe Travis i dhanë fund lidhjes, duke qenë se Rojean e reperi janë parë shpesh në disa vende të përbashkëta. Por siç duket të tilla lajme nuk janë të vërteta dhe janë thjesht disa thashetheme të pabazuara në fakte reale. “Çdo thashethem për tradhëti është totalisht fals dhe mediat duhet të raportojnë të bazuara në fakte dhe jo mbi spekulime”, kanë thënë dy burime për “Us Weekly”. Madje Rojean Kar i ka mohuar vetë thashethemet me anë të një deklarate të bërë në ‘Instagram’ ditën e djeshme. “Thashethemet nuk janë të vërteta, interneti po krijon një histori të rreme. Ju lutem ndaloni së shpërndari gënjeshtra dhe na lini të qetë, sepse po prekni jetë të vërteta. Faleminderit”, ka shkruar ajo. Për më tepër, disa muaj më parë kur u spekulua për një ndarje mes Kylie dhe Travis, ky i fundit tregoi se asnjëherë nuk e ka tradhëtuar partneren e tij. /revistawho.com