• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Tom dhe Jerry rikthehen por publiku nuk po i pret aspak mirë!

Dy personazhet më të dashur të fëmijërisë, Tom dhe Jerry do të rikthehen pas kaq vitesh me një film të animuar. Traileri i filmit është publikuar dhe po ashtu janë zbuluar detajet e para. Bëhet e ditur se pjesë e filmit do të jetë edhe aktorja Grace Moretz që do të luajë rolin e Kaylas. Kayla punëson Tomin për të hequr qafe miun Jerry dhe lufta mes tyre do të zhvillohet në një hotel në New York. Mirëpo rikthimi i dy personazheve të famshëm nuk është pritur dhe aq mirë nga publiku. Disa nuk u pëlqen sesi duken dy karakteret. “Është kaq kot. Po prishni show-n origjinal. E shpifur”-shkruan një përdorues në Twitter e shumë të tjerë e kanë mbështetur mendimin e tij. Tashmë filmi i animuar është kthyer në tematikën kryesore të Twitter-it dhe publiku nuk duket shumë i kënaqur. Megjithatë na mbetet të presim deri në publikimin e tij për të parë nëse do të ndryshojnë mendim.