• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Tom Cruise po bën ca ditë pushimi në jahtin që kushton sa qimet e kokës

Si do i bënte ca ditë pushimi Tom Cruise? Epo siç i ka hije një aktori të nivelit të tij, që së fundmi është lodhur ca nga xhirimet e filmave.

Mediat po shkruajnë për mundësinë që Tom të jetë duke pushuar në Angli, konkretisht në mes të detit. Jahti i Roman Abramovich, pronar i Chelsea dhe miliarder i njohur, thuhet se është vënë në dispozicion të Tom. Ai kushton mbi 32 milionë paund, por nëse doni ta merrni një xhiro vetëm për një javë, shifra që duhet paguar është 460,573 paund.

Nga jacuzzi, tek palestra dhe lojrat e ujit të instaluara brenda luksit të këtij jahti, asgjë që ju shkon në mendje nuk mungon. Një suitë dhe disa dhoma shumë luksoze, janë gjithashtu të disponueshme për një numër të konsiderueshëm njerëzish.

Paparacët ndërkohë janë në ndjekje të jahtit për të kapur ndonjë foto të Tom./revistawho.com