• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Tom Cruise i bashkohet NASA-s në hapësirë, kur nisin xhirimet e filmit më të ri?

Tom Cruise do të bëhet aktori i parë që do të xhirojë një film në hapësirë. Ai do të udhëtojë së bashku me NASA-n në tetor 2021, megjithatë nuk bëhet i ditur titulli i filmit por thuhet se do të kushtojë 200 milionë dollarë dhe është një projekt i Universal. Space Shuttle Almanac ka publikuar një grafik të nisjeve të planifikuara. Në bordin e udhëtimit të parë turistik, do të jenë Cruise dhe regjisori i filmit Doug Liman.Në bord është një vend ende i paplotësuar për një turist nr. 3. Piloti do të jetë astronauti i njohur Michael Lopez-Alegria, ndërsa administratori i NASA-s, Jim Bridenstine, është shprehur mjaft entuziast të punojë me Tom Cruise për një film në bordin e Stacionit Hapësinor.