• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

TIRANE/ Vdes në mënyrë të mistershme 24-vjeçari nga Përmeti, ndërroi jetë pasi piu uiski

Një 24-vjeçar me origjinë nga Përmeti ka gjetur vdekjen në mënyrë të mistershme. Gjithçka ka ndodhur pasi i riu që jetonte dhe punonte në Tiranë, konsumoi uiski në një lokal në kryeqytet e më pas është ndjerë keq. Ditën e sotme Neës 24 dhe BalkanËeb kanë zbuluar detaje të tjera lidhur me vdekjen e 24-vjeçarit. I riu që jetonte me 2 shokë kishte konsumuar një shishe uiski mbrëmjen e 28 nëntorit, në një lokal tek ‘Rruga e Kavajës’ dhe ishte ndjerë keq. Pasi ka dalë nga lokali ka qenë shumë rëndë dhe kalimtarët e kanë parë të ulur në rrugë dhe kanë njoftuar ambulancën. Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga forcat e komisariatit nr. 2 në kryeqytet, të cilët thonë se e kanë parë të riun të ulur në rrugë. “Djali ishte ulur në rrugë, derisa iu afrua dikush. Pamë qytetarë që e ndihmuan 24 vjeçarin Endri Dhimitri, më pas e ndihmuam të hipte në ambulancë”,­ thotë policia. Mjekët e Traumës që u kujdesën për të më 28 nëntor thonë se 24­ vjeçari kishte shtypje të trupit kur ka shkuar për mjekim. “E mbajtëm në mbikëqyrje për 6 orë, nga ekzaminimi nuk konstatuam asnjë dëmtim. 24 vjeçari u dërgua pas disa orësh në shtëpi”,­ thanë mjekët. Pasi ka marrë mjekimin, mësohet se i riu është ndjerë keq edhe ditën e nesërme. Shokët me të cilët jetonte e kanë dërguar sërish në spital më 29 nëntor. Sipas burimeve të News 24 dhe BalkanWeb, mjekët nuk e vizituan por e këshilluan të pinte ilaçet e dhëna prej tyre, pasi e kishte nga alkooli. Pas këtyre episodeve, i riu u gjet i vdekur nga fqinjët në banesë, ndërsa afër trupit kishte një shishe alkooli. Për të zbuluar shkaqet e vdekjes, pritet që trupi i të riut t’i nështrohet ekspertizës mjekoligjore. Në profilin e tij në Facebook thuhet se punonte si Drejtor i Hetimit Tatimor, ndërsa para 3 vjetësh të i kishte vdekur edhe nëna.