• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

“Ti vdes për të pasur vëmendje!” Nominimi vë në presion Sheilën dhe Beniadën

Spektakli i një mbrëmje më parë nxiti edhe shumë debate mes banorëve, të cilat u reflektuan edhe teksa ata po konsumonin darkën.

Beniada dhe Sheila janë dy nga pesë të nominuarit dhe duket se ethet e largimit nga shtëpia kanë nisur të japin shenjat e para.

Beniada do planifikonte rutinën e mëngjesit të ardhëm derisa në bisedë e sipër i drejtohet Kledit me këto fjalë: Do zgjohesh nëse do bësh stërvitje me Granitin. Pastaj do më zgjosh mua dhe këtë pilipicën këtu afër (Sheilën).

Ky epitet i vendosur nga Beniada nuk i pëlqeu aspak Sheilës e cila reagoi menjëherë duke i thënë modeles: Të njoh shumë mirë, je e bukur por nuk ke vetbesim. Kërkon vëmendje.

Situata ka agravuar mes sy vajzave teksa nuk janë kursyer me ironitë ndaj njëra-tjetrës.

Beniada në fund të debatit kërkoi falje por kjo duket se nuk e qetësoi mjaftueshëm Sheilën.