• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Lajme

Ti që vishesh përherë me të zeza, duhet ta lexosh këtë

Është krijuar një ide e përgjithshme se veshjet e zeza dhe ky stil tregon se personi në fjalë është në depresion ose ka probleme e mundohet të fshihet, por gjërat nuk janë kaq të thjeshta. Në të vërtetë, të zgjedhësh të zezën si kombinim tregon shumë më shumë se sa mendoni për personalitetin e dikujt.
Si fillim mos harroni se e zeza nuk del kurrë nga moda, shkon me çdo gjë dhe është simbol i elegancës. Ndaj personat që vishen me të zeza ose e përdorin shumë si ngjyrë njihen për: vetëbesim, sharm, seriozitet dhe profesionalizëm.
Njerëzit që e duan të zezën janë zakonisht shumë të rregullt dhe metodik. Ata admirojnë elegancën dhe janë të sofistikuar. Ama edhe për këta njerëz, sugjerohet që të mos veshin përherë të zeza. Ndonjëherë pak ngjyra japin një tjetër shkëlqim./revistawho.com