A e e menduar se vetëm sepse ke qenë në ‘Disneyland ose Disney world’ disa herë, i ke kuptuar të gjitha? Ne ju themi se jo. Më poshtë ju sjellim 10 fakte të çuditshme rreth ndërtesave e çdo detaji tjetër në ‘Disneyland’ që me siguri ju nuk i kishit dëgjuar më parë:
Ka një sallon sekret. Quhet ‘Kingdom Cutters’ dhe për fat të keq është vetëm për anëtarët e stafit.
Anëtarët e stafit duhet të mbajnë gjithmonë një etiketë emri, edhe nëse është një pseudonim.
Muzika nuk ndalet kurrë. Edhe kur anëtarët e stafit po ndërrojnë turnin, edhe kur mysafirët janë larguar, muzika magjike vazhdon.
Anëtarët e stafit nuk mund të njohin të famshëm. Thënë më shqip, nëse ata janë ndonjëherë në kontakt me një person të famshëm, duhet të qëndrojnë sërish brenda karakterit te tyre.
Anëtarëve të stafit nuk i lejohet të thonë ‘Nuk e di’. Nëse një anëtari të stafit i bëhet një pyetje, ai gjithmonë duhet të ketë një përgjigje. Përgjigja me “Nuk e di” është absolutisht e papranueshme. Ata duhet të japin një përgjigje për çdo pyetje, edhe nëse nuk janë të sigurt.
Kullat dhe britmat e terrorit janë të rreme. Ulërimat që dëgjoni rreth Kullës së terrorit në Zonën e Muzgut? Epo, me sa duket, ata nuk po vijnë nga njerëzit që kanë udhëtuar. Britmat që dëgjoni në tokë janë kryesisht të regjistruara dhe po luhen përmes altoparlantëve.
Sheshi i lirisë nuk ka tualete.
Një restorant ka fytyrat e imagjinatës në tavan. Në një prej restoranteve në sallën e vallëzimit në tavan ka piktura të ëmbla fëmijësh të shkrira me njëra-tjetrën.
Flamujt e ‘Disney-t’ janë të gjithë të rremë. Asnjë nga flamujt amerikanë në ‘Main Street’ nuk është i vërtetë. Për të shmangur rregulloret e flamurit (ulja e tyre në gjysmë shtizë në raste të caktuara, etj) flamujve të Disney-t u mungon një yll ose një shirit në mënyrë që të mund të lihen përgjithmonë.
Kështjellat janë iluzione optike. Inxhinierët e Disney përdorën një mashtrim të vogël për të bërë që kështjellat e parkut të dukeshin më të mëdha se sa janë në të vërtetë – “tullat” bëhen më të vogla drejt majës, duke e bërë kështjellën e Hirushes dhe kështjellën e Bishës të duken më të larta./revistawho.com