• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Lajme

“Thuaji jo ‘make up’-it”, vajzat e ekranit shqiptar i bashkohen të parat këtij trendi

Trendet e modës dhe ‘make up’-it ndryshojnë vazhdimisht. Pak vite më parë të gjitha vajzat filluan të përdornin ‘make up’-in për t’u nxjerrë në pah çdo tipar të fytyrës. Me anë të konturimit theksoheshin më tepër tiparet dhe ky lloj ‘make up’-i përdorej jo vetëm në mbrëmje, por edhe në përditshmëri. Megjithatë duket se ky lloj trendi po zbehet pak nga pak dhe tani po shkohet drejt natyrales. Ndër të parat që e ka nisur këtë gjë është Kylie Jenner, e cila ndryshoi tërësisht mënyrën e lyerjes, duke hequr dorë nga vetullat e trasha të lyera me laps. Por këtë trend, kanë filluar ta përqafojnë të gjitha vajzat në mbarë botën dhe normalisht edhe vajzat e njohura shqiptare. Ndoshta për disa mund të duket disi e guximshme, ama ne mund të themi se këto vajza që kanë guxuar duken mjaft bukur edhe pa ‘make up’ në fytyrë. /revistawho.com