• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Theu rekord me këngën “Zemër”, 5 persona humbin jetën në koncertin e reperit të famshëm

5 persona mësohet se kanë humbur jetën gjatë një koncerti të reperit të njohur algjerian Soolking, i cili është i njohur edhe në Shqipëri pas duetit të suksesshëm në bashkëpunim me Dhurata Dorën, “Zemër”.

Reperi Abderraouf Derradji, i njohur si Soolking po performonte në një stadium në Algjeri kur një turmë e madhe e njerëzve duke shtyrë e nxituar janë rrëzuar nga njëra prej hyrjeve.

Sipas mediave lokale, 20 persona  kanë përfunduar në spital. Ende nuk ka detaje të tjera rreth incidentit, por thuhet se nga pesë viktimat, ishin tre burra dhe dy gra.

Reperi Soolking është tepër i njohur në tregun muzikor ndërkombëtar.

Kënga e tij bashkëpunim me këngëtaren shqiptare, Dhurata Dora numëron plot 246 milionë klikime në Youtube./revistawho