• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

“The Sun”: Ja kush është e fejuara bukuroshe e Xhakës

Mediat angleze nuk po ndalen së shkruari për transferimin e ri të Arsenalit, Granit Xhakën. Këtë herë në pyetje nuk është shuma e transferimit, as talenti i tij si lojtar, por është e fejuara e mesfushorit kosovar. “Fansat e Arsenalit do të presin një fytyrë të re në Emirates sezonin e ardhshëm – jo, jo futbollistin e ri Granit Xhakën, por të fejuarën e tij të mrekullueshme Leonita Lekaj”, nis artikulli i tabloidit anglez “The Sun”.  “The Sun” shkruan se Xhaka me vete në Londër do të marrë edhe bukuroshen e tij 24-vjeçare. Kjo media e njohur britanike ka dhënë edhe detaje të tjera nga kjo lidhje për fansat e klubit londinez. Çifti është fejuar në prillin e kaluar. Bukuroshja Lekaj është me prejardhje nga Kosova, siç është edhe lojtari, shkruan kjo gazetë. Ajo flet gjuhën angleze, gjermane dhe shqipe. Xhaka është zyrtarizuar tashmë pranë Arsenalit. /opinion.al