Nga “Luis Suarezi i Bosnjës”, te sensacioni i Milanit, Gianluigi Donnarumma, e shqiptari i huazuar te Juventusi, Andi Zeqiri, këta janë lojtarët e së ardhmes.
“The Guardian” ka publikuar një listë të gjatë të lojtarëve më premtues që kanë lindur në vitin 1999. Në mesin e 60 lojtarëve më premtues, është edhe shqiptari Andi Zeqiri. 17-vjeçari sulmues, aktualisht është i huazuar te të rinjtë e Juventusit, nga Lausanne.