17 vite pasi i dhanë fund fejesës, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë ribashkuar. Jo si miq, por më shumë. Të paktën kështu raporton “E News”.
Dyshja janë parë së bashku në një koncert në Los Angeles të dielën dhe më pas në Montana ku kanë qëndruar një javë me pushime. “Ishin bashkë. Vetëm ata të dy”-tha burimi.
Ky lajm vjen një muaj pasi Jennifer dhe Alex konfirmuan ndarjen.Dyshja u fotografuan bashkë pas ndarjes dhe u tha se po përpiqeshin të rregullonin raportin e tyre, por në fakt kanë mbetur vetëm miq.
J.Lo mesa duket i është rikthyer dashurisë së vjetër dhe siç thonë burimet ajo dhe Ben po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit.