• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Tha se do të largohej në Itali për projekte të reja, Kejvina Kthella shpjegon pse ndodhet akoma në Shqipëri

Kejvina Kthella ka qenë një ndër të ftuarat speciale të programit të së dielës ‘E diell’. E vendosur përballë pyetjeve të ndryshme nga gazetari Ervin Kurti, bukuroshja është përgjigjur pa pasur komplekse.

E pyetur rreth vendimit për t’u larguar në Itali për projektet e reja, ndërkohë që vazhdon të qëndrojë në Tiranë, Kejvina ka pohuar se ka pasur vërtet kontrata në Itali, por në momentin që i erdhi propozimi për në programin ‘Dance With Me’, vendosi të ishte pjesë e kastit, duke respektuar ata që ja ofruan këtë projekt.

Kthella shtoi se nuk ka dashur t’i prishë marrëdhëniet me ‘Tv Klan’, ndaj qëndroi edhe më gjatë në Tiranë.

Përsa i përket operacioneve plastike, Kejvina u shpreh se shqiptarët do vazhdojnë të ‘gugëllojnë’, por ajo nuk pranoi të ketë kryer ndonjë ndërhyrje.

Kujtojmë se momentalisht Kthella është pjesë e kastit të personazheve VIP në ‘Dance With Me Albania’./revistawho.com