Jennifer Lopez nuk ka ende një datë martese me partnerin e saj Alex Rodriguez, por artistja e ka veshur tashmë fustanin e nusërisë. Ajo po xhiron filmin “Marry Me” në New York, ku është fotografuar gjatë një skene, teksa zbriste nga makina.
Plot xixa, temina e gurë, fustani i Jenniferit të lë gojëhapur dhe mund të themi që shumë nuse do të frymëzohen prej saj.
Këngëtarja kishte vendosur edhe vello të gjatë dhe e kishte kompletuar look-un me një varëse.
Në fotot e publikuara shihet se edhe njerëz të rastësisht kanë ndaluar në rrugë për të parë divën. Epo ne ndalojmë për të parë nuset normale, jo më Jennifer Lopezin!