• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në “amfAR”, Rita Ora zbulon nga është frymëzuar për veshjen e saj

Mbrëmjen e së shtunës në Milano të Italisë u mbajt mbrëmja gala e “amfAR”, në të cilën morën pjesë personazhe të njohur nga gjithë bota. Duke qenë se ky konsiderohet një event mjaft i rëndësishëm, të gjithë të ftuarit i kushtojnë rëndësi të madhe pamjes së tyre të jashtme. Këtë vit ishte Rita Ora ajo që arriti të fitonte vëmendjen e të gjithëve jo vetëm me veshjen në tapetin e kuq, por edhe me atë që pati në skenë. Si fillim ajo u shfaq me një fustan të bardhë të punuar nga “Prada”, i cili kishte detaje mjaft të veçanta.

Më pas Rita u ngjit në skenë për të performuar disa këngë dhe aty shkëlqeu me veshjen e saj me një kostum të kuq dhe këmishë të bardhë. Siç duket për këtë veshje Rita është frymëzuar nga artisti i ndjerë, Prince, që duhet të jetë edhe idhulli i saj. Këngëtarja ka publikuar një foto të saj dhe të Prince, e duket se veshjet e tyre janë identike.

“Në nder të artistit më të madh dhe frymëzues të të gjitha kohërave. Faleminderit ‘Escada’ që më ndihmuat të sillnim në jetë këtë ‘look’. Prince do më mungosh përgjithmonë”, ka shkruar Rita. Artisti i njohur shërben si model për brezin e ri të këngëtarëve dhe duket se veshjet e tij do të jenë gjithmonë trend. /revistawho.com