• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Moti

Temperaturat ekstreme në Shqipëri, sinoptikanët zbulojnë deri kur do të vazhdojnë ditët e nxehta

Ditën e djeshme dhe sot termometri shënoi 39 gradë Celsius dhe po kështu pritet të jetë edhe nesër. Por nëse mendonit se pas këtyre ditëve temperaturat do të bien, sinoptikania Tanja Pora, tregon të kundërtën. Në një intervistë për televizionin “Klan”, ajo shprehet se këto temperatura do të jenë gjatë gjithë muajit, vetëm se ndryshimin do e bëjnë pasditet.

“Nga dita e dielë e në vazhdim deri në fund të muajit presim që termometri të regjistroje maksimalisht 37 apo 38 grade Celsius. Nuk presim ndryshime shumë të ndjeshme të kushteve atmosferike deri në fund të muajit, pjesërisht moti do të jetë i  kthjellët. Pjesa e dytë e ditës, pritet të ketë vranësira, duke rrezikuar shira të izoluar, gjë e cila nuk do të ndikojë në uljen e vlerave termike gjatë mesditës.”

Sipas saj, këto temperatura ekstreme që kanë pushtuar Europën janë pasojë e ngrohjes globale./revistawho.com