• youuinsttaaffccbb
TEST
Moti

Temperatura të larta dhe diell, moti i nxehtë përshkron Shqipërinë nga nesër

Ditën e sotme vendi ynë u mbizotërua nga vranësira dhe reshje. Megjithatë nga nesër moti do të jetë me diell dhe temperatura të larta.

“Nga dita e enjte dhe gjatë fundjavës me vlera 28 gradë celsius në ultësirën perëndimore. Kështu që fundjava përveçse me shumë diell do të sjellë edhe rritje temperaturash. Kjo situatë është normale, pra reshjet, pasi jemi ende në stinën e pranverës”, tha meteorologia Adiola Bami, për “Report TV”. Ky parashikim nuk vlen vetëm për Shqipërinë, pasi edhe Europa do të përshkrohet nga moti i nxehtë.