Bora Zemani ka nisur programin e sotëm me ca ngacmime nga Ariani për të premten e shumëpërfolur të puthjes së saj me Donaldin.
E ndjerë pak në siklet moderatorja u mundua ta kalojë situatën, por nuk ja doli pasi videot e saj nisën të transmetohen.
Ariani mori skaletën dhe nisi ta ngacmojë edhe më shumë duke i kërkuar opinion dhe ndonjë vendim për Donaldin.
“Deri diku e prisja të më ngacmonin, por jo të shkonin ashtu. Mos më vër shumë në siket se shumë përgjigje nuk i kam akoma”, u shpreh Bora.
Me pak fjalë na duhet të presim akoma dhe pak./revistawho.com