Sonte në “Përputhen Prime”, Ledjana është përballur me Mevlanin duke i kërkuar llogari për zgjedhjen e tij të fundit. Mevlani vendosi që në takimin e rradhës të dalë me Antonelën, gjë që e zhgënjeu Ledjanën, e cila e kishte zgjedhur gjithashtu për një takim këngëtarin.
Mevlan gjatë përballjes së tyre la të kuptohej se është midis dy vajzave dhe ende nuk mund të zgjedhë njërën prej tyre. Po ashtu edhe Ledjana nuk pranoi që të deklaronte se ajo është vetëm për Mevlanin në “Përputhen”.
Por për të dy ata, një vendim mori Antonela. Kjo e fundit tha se pas takimit që do të ketë me Mevlanin, do të tërhiqet. Antonela u shpreh e ofenduar pasi ndihet sikur ka hyrë mes të dyve ndërsa Mevlani i kërkoi të mos e merrte një vendim të tillë duke treguar edhe një herë tjetër se ka shumë pëlqim për të.