Oriola dhe Erosi ishin një nga çiftet më të komentuar të shoëbizit derisa në media u përfol për një ndarje të tyre. U tha se shkak i ndarjes u bë distanca dhe keqkuptimet si pasojë e largësisë. Ndërkohë së fundmi u hodhën edhe dyshime se ata janë ribashkuar. Dhe mesa duket gjërat mes Oriolës dhe Erosit shkojnë shumë mirë kurse lajmet e ndarjes janë thjesht thashetheme.
I ftuar dje në “Jashtë loje” në Top Neës, Erosi pranoi se është shumë mirë nga ana sentimentale.
“Je mirë nga ana sentimentale?”, e pyeti moderatorja Sidorela Gjoni.“Pse dukem keq? (qesh) Nga ana sentimentale jam shumë mirë. Gjithçka është në rregull,” u përgjigj futbollisti.