Tea Trifoni, ish-konkurrentja e “Përputhen” ka qenë vajza më e përfolur e rrjeteve sociale kohët e fundit. Dhe jo më kot! Tea doli çift nga “Përputhen” me Andin dhe një ditë më vonë u zbulua përmes disa fotove që u publikuan, se ajo kishte nisur një lidhje me Beartin. Sulme, ofendime pafund pati në adresë të Teas, e cila edhe vetë në një prej videove që publikoi u shpreh se “vetëm shpirti i saj e dinte ç’po hiqte”.
Megjithatë pas gjithçkaje që ndodhi, Tea vendosi të ecte përpara e madje të rikthehej në rrjete sociale. Me ndihmën edhe të Beartit, i cili i qëndron gjithë kohës në krah, Tea e kaloi këtë situatë të vështirë dhe është gati për një fillim të ri.
Me fillimin e ri, e kemi fjalën edhe me një look të ri. Sot Tea ka ndryshuar pamjen duke i lyer flokët e kuqe. Të gjithë e dimë se vajzat pas një situate të vështirë, bëjnë një ndryshim në look dhe Tea sapo e bëri.