Ish-konkurrentja e Big Brother, Tea Zhuli ka marrë një dhuratë surprizë gjatë ditës së sotme.
Ajo ka qenë ndër vajzat më të përfolura gjatë dhe pas edicionit të reality show-t të njohur, e rrjedhimisht edhe fansat i ka të shumtë. Kur themi fansat i referohemi kryesisht meshkujve, të cilët janë vënë në radhë që pas ndarjes së saj me Veselin.
Dikush i ka dhuruar një buqetë të madhe me lule të kuqe dhe Tea e ka falederuar me një postim në llogarinë e saj të Instagramit.
“Faleminderit shumë kushdo që je..” : shkruan ajo përkrah fotos.