Tea dhe Bearti ishin çifti më i përfolur i rrjetit pak javë më parë kur u zbulua lidhja e tyre përmes disa fotove të publikuara. Madje Tea akuzonte produksionin se e kishte detyruar të shfaqej e dashuruar me Andin në sytë e publikut ndërkohë që ajo kishte nisur diçka me Beartin. Së fundmi Tea tregoi se e ka rregulluar marrëdhënien me produksionin dhe kanë sqaruar çdo gjë.
Kjo mesa duket është mëse e vërtetë pasi Tea dhe Bearti do të rikthehen në “Përputhen”, këtë herë si opinionistë. Ata do t’i shohim në puntatën e të dielës në karriget e opinionistëve duke dhënë mendimet e tyre për konkurrentët.
Rikthimin e Teas dhe Beartit e ka konfirmuar edhe Olsa Muhameti, e cila ka publikuar edhe disa foto nga puntata e të dielës ku shohim çiftin si opinionistë.