• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Who Serial

Vrasje të vogla/ Burxhu kap bashkë Pelinin dhe Emren, ja ç’do ndodhë nesër

Emre i kujton Pelinit ngjarjen e ndodhur 20 vite më parë kur ajo përplasi për vdekje një person. Emre i tregon Pelinit se faji i mbeti shokut të tyre dhe Pelin shokohet kur e dëgjon këtë. Ajo mendonte se Emre e kishte zgjidhur këtë çështje. Burxhu kthehet herët në shtëpi dhe i dëgjon Emren dhe Pelinin duke diskutuar. Burxhu mëson se Emre e dashuron Pelinin. Emre i thotë Pelinit se e di kush e ka vrarë Edipin. Pelin tronditet. Oja merr një letër nga gjykata dhe mendon se këtë ia ka bërë Serhani. Ajo qan duke menduar se mund ta humbasë djalin. Oja shkon në apartamentin e Serhanit dhe i bie derës me forcë duke bërtitur. Komshinjtë shqetësohen nga Oja por atë nuk e ndal dot askush. Serhan ndodhet në aeroplan dhe nuk di asgjë çfarë po ndodh. Emre i lutet Pelinit të jenë bashkë. Tajlan shkon në shtëpinë e Emres. Burxhu sheh Tajlanin dhe i shpëton Emren dhe Pelinin. Ajo rrëzon një vazo dhe bën zhurmë. Tajlan habitet kur e sheh Pelinin në shtëpinë e Emres. Pelin justifikohet dhe shpëton nga situata. Burxhu i fton Pelinin dhe Tajlanin për darkë. Burxhu pyet Pelinin dhe Tajlanin për historinë e tyre të dashurisë. Pelin vendoset në siklet. Tajlan habitet me sjelljen e Emres. Merve telefonon Ajshen dhe merr thashethemet e fundit nga lagjja./revistawho.com