Mbrëmë u transmetua episodi i fundit me personazhe publikë i ‘Shiko Kush Luan’. Teksa e ndan vetëm një episod deri në përfundim të programit, Luana edhe këtë herë i bëri personazhet të flasin.
- Rudina Hajdari rrëfeu se po kalon një periudhë të vështirë me bashkëshortin e saj momentalisht.
“Ne kemi shumë vite bashkë, kemi një vajzë, kemi kaluar uljet dhe ngritjet tona, unë u largova nga SHBA-ja dhe jam këtu për arsyet që dihen dhe në fakt tani po kalojmë një moment shumë të vështirë, por ai është një baba i shkëlqyer. Unë e di që më mbështet dhe do të vazhdojë të më mbështesë gjithmonë në këtë që bëj”, tha Hajdari.
2. Ndërsa Endrit Mertiri pa pikë hezitimi tregoi pagesën më të lartë që ka marrë për një set fotografik dhe na habiti të gjithëve. Fotografi rrëfeu që ka marrë plot 200.000 mijë dollarë për një shooting, ndërsa shuma më e ulët ka qenë 50 mijë lekë të vjetra në kohën kur ende nuk ishte bërë i njohur.
3. Nuk mund të mungonte mes lajmeve bombastike të mbrëmjes edhe vet moderatorja Luana Vjollca. Ajo mori një ftesë live nga Ermal Mamaqi për t’u bërë protagoniste në filmin e ri që aktori po përgatit. E surprizuar nga ftesa (që nuk e dinte se do i bëhej live) edhe pse shumë e ngarkuar me angazhimet e saj, Luana e la të hapur si mundësi edhe pjesëmarrjen në një film. Të shohim çfarë do sjellë e ardhmja, mbase do e shohim edhe në kinema moderatoren./revistawho.com