• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Të punuar me ar dhe diamante, sa kushtojnë vathët që Meghan vuri në pagëzimin e djalit të saj?

Ditën e shtunë, Meghan Markle dhe Princ Harry pagëzuan djalin e tyre në një ceremoni private në faltoren e mbretërisë në kështjellën Windsor. Ajo çfarë ra në sy atë ditë ishte fakti se dukesha e Sussex kishte vendosur vathët që ka mbajtur në ditën e dasmës së saj. Këta vathë janë të firmës ‘Cartier’, të punuar me ar të bardhë dhe të zbukuruar më diamante që kushtojnë rreth 15 mijë dollarë. ‘Look-un’ në total Meghan e kishte kombinuar me një fustan të zi ‘Dior’ të bërë posaçërisht për këtë ditë. Megjithatë Markle i ka mbajtur këto vathë edhe kur ishte prezente në lojërat ‘Invictus’ në muajin prill të vitit të kaluar në Londër.
Kujtojmë se zgjedhjet e veshjeve të saj kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen e fansave të pallatit ‘Kensington’, për shkak të stilit mjaft të rafinuar që dukesha ka treguar se ka./revistaawho.com