• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Të përzgjedhurit për videoklipe tani janë djemtë e “Përputhen”

Djemtë e “Përputhen”, jo vetëm janë bërë shumë të njohur, por falë famës kanë marrë edhe oferta në fusha të ndryshme. Dhe ja disa prej tyre janë bërë protagonistë në disa prej videoklipeve shqiptare duke u përzgjedhur kështu nga këngëtaret e njohura.

Më i fundit është Bearti, i cili do të shfaqet në videoklipin e ri të Encës e këtë e tregoi vetë këngëtarja me një foto ku shfaqet e përqafuar me ish-konkurrentin.

Andi Artani gjithashtu u shfaq në videoklipin “Sheqer” të Diona Fonës, duke krijuar edhe shoqëri me këngëtaren, aq sa nisën edhe sherret mes tij dhe Jasminës.

Ndërkohë Andi Shehi u shfaq në videoklipin “Si dikur” të Shkenda Dubovës, videoklip i cili e riktheu këngëtaren në muzikë.