Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua takimi mes Melisës dheAtdheut, që përpos romancës, përcolli dhe shumë emocione. Atdheu ndau me Melisën një histori personale. Ai tregoi se ka patur një shok që e konsideronte si baba, i cili nuk jeton më dhe kjo humbje ka lënë një dhimbje shumë të madhe tek ai.
Atdheu u përlot teksa tregonte për shokun e tij dhe u shpreh: “Çfarë jam sot, jam prej tij”.
Edhe Melisa rrëfeu historinë më të dhimbshme të jetës, një histori që nuk e dinë as prindërit e saj. Ajo tha se ka qenë e bullizuar dhe e dhunuar fizikisht nga shokët e klasës për shkak se nuk ishte në nivelin e tyre financiar. Jeta për Melisën ka qenë shumë e vështirë kur jetonte vetëm me motrën në Itali.
“Nuk e kujtoj si një gjë të mërzitshme, por si një force. Nëse vendosa ta përmend nuk po e them për viktimizim, por thjesht që ka njerëz që mund të gjejnë ngushëllim duke qenë se unë e kam kaluar edhe me dhunë fizike këtë gjë. Kishte raste edhe që edhe më përndiqnin që të arrinin atë që donin sepse unë isha në një nivel më të vogël. Momenti që unë nuk mbaja më i tregova motrës, jetoja me të në Itali, e cila ishte dy vite më e vogël se sa jam unë. I vetmi person që e ka ditur ka qenë motra dhe shoqja ime në Itali. Unë jam shumë sociale dhe e afrueshme me të tjerët. Dikush do të ma marrë për dobësi. Ishin moshatarët e mi që më dhunonin, i binte klasa e 8, i kisha librat e shkruara me dorë sepse nuk kisha mundësi që t’i blija. Unë sado që jam e forte vuaja përbrenda”, tha Melisa.