• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Lart e poshtë

Të pandarë jo vetëm në televizion, Alfio dhe Indriti rrëfejnë eksperiencën e hapjes së një restoranti të përbashkët

Dy shefat e njohur të kuzhinës, Alfion dhe Indritin, tashmë e kemi shumë të vështirë t’i shohim të ndarë nga njëri-tjetri. Përveçse në televizion, ata të dy do i shohim bashkë këtej e tutje edhe në drejtimin e restorantit të tyre, “Kripë dhe Piper”. Alfio dhe Indriti bën realitet ëndrrën më të madhe të çdo shefi kuzhine, duke finalizuar me sukses hapjen e një restoranti.

Në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Lart e Poshtë”, Alfio dhe Indriti treguan si nisi kjo ide dhe çfarë pritet të sjellë ndryshe restoranti i tyre, “Kripë dhe Piper”. Ata thanë se e kanë pasur gjithmonë si ide hapjen e një restoranti, ku shije bazë do të ishte kuzhina italiane, duke qenë se ata kanë jetuar për një kohë të gjatë në shtetin fqinj. Megjithatë dy shefat kanë shtuar se në restorantin e tyre nuk do të mungojë as kuzhina internacionale dhe sigurisht as ajo shqiptare. Si dy miq të mirë ata kanë dhe shije të njëjtë në kuzhinë dhe këtu qëndron edhe e veçanta tek ta.

Pavarësisht se sapo kanë nisur punën në restorantin e tyre, Alfio dhe Indriti kanë zbuluar se në gusht do të udhëtojnë drejt SHBA-ve, sepse kanë filluar bisedimet për konsulencë me një zinxhir restorantesh amerikane. Përsa i përket jetës private, dy djemtë kanë thënë se tani e kanë kohën shumë të reduktuar.

Ndërkohë që Alfio është në një lidhje me moderatoren e njohur, Fatma Methasani, shef Indriti ka treguar se nuk ka diçka konkrete, sepse është shumë i lëvizshëm. Dy djemtë e njohur kanë fituar simpatinë e publikut që në daljen e tyre të parë dhe për dhe për këtë arsye kanë arritur suksesin në çdo projekt. /revistawho.com